Udhezime per kerkesat Global G.A.P Certifikim Individual

Udhëzime ndaj kërkesave të standardit Global G.A.P. Çertifikim Individual (OPSIONI 1) V. 5.1

Çertifikim sipas Opsionit 1 është për prodhues individual. Çertifikimi bazuar në Opsionin 1 përfshin:
  • Prodhues individual me një njësi prodhimi
  • Prodhues individual me disa njësi prodhimi
  • Prodhues individual me disa njësi prodhimi dhe me strukture të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (QMS)

Kontakt:

ÇDO PRODHUES MUND TË MARRË INFORMACION TË PERSONALIZUAR NGA EKSPERTE KOMBËTARË DHE NDËRKOMBETARË TË AGROQUALITY
contact@agroquality.al
All Farm

AF-All Farm

Ky seksion paraqet pikat e kontrollit të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë prodhuesit që kërkojnë certifikim të produkteve, pasi mbulon çështje të rëndësishme për të gjitha njësite prodhuese, fokusuar kryesisht në: Menaxhimin e njësive prodhuese, Sistemin e mbajtjes së regjistrimeve, Shëndetin dhe Sigurine e punonjesve.Pikat e kontrollit në këtë modul janë të zbatueshme për të gjithë prodhuesit që kërkojnë certifikimin, pasi që ato mbulojnë çështjet përkatëse për të gjitha bizneset bujqësore.

BAZA E TË MBJELLURAVE

CB-Crop Base

Në këtë seksion paraqiten pikat e kontrollit në lidhje me Gjurmueshmërine e produktit, Plehërimin e tokës, Menaxhimin e ujit, Menaxhimin e integruar të dëmtuesve, Aplikimin e produkteve të
mbrojtjes së bimëve. Pika kritike të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndikimin në mjedis, menaxhimin e fermës dhe në cilësite e produktit final

FV-Fruit and Vegetables

Ky seksion fokusohet kryesisht në trajtimet e produkteve në njësine e
magazinimit dhe të përpunimit. Aty paraqiten pikat e kontrollit të cilat konsistojnë në: Menaxhimin e njësisë prodhuese, Trajtimet e kryera në para-vjelje, në vjelje dhe në pas-vjelje.