Prodhimi organik

Eshtë një sistem i përgjithshëm i menaxhimit të fermës dhe prodhimit të ushqimit i cili kombinon praktikat më të mira mjedisore, nivelin e lartë të biodiversitetit, ruajtjen e burimeve natyrore, aplikimin e standardeve të mirëqënies së kafshëve dhe një metodë prodhimi në përputhje me preferencën e një kategorie të caktuar të konsumatorëve për produktet e prodhuara duke përdorur substanca dhe procese natyrore.

Metoda e prodhimit organik në këtë mënyrë luan një rol të dyfishtë shoqëror, ku nga njëra anë parashikon një treg specifik që i përgjigjet një kërkese konsumatori për produktet organike, dhe nga ana tjetër promovon të mira publike që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe në zhvillimin rural.

Rregulloret EU per prodhimet organike

Ju mund të aplikoni për këtë shërbim nëpërmjet plotësimit të formës së kontaktit si më poshtë ose email në contact@agroquality.al