Mendo Globalisht, Vepro Lokalisht – filozofia në zemër të aktiviteteve të GLOBALG.A.P.
GLOBALG.A.P. ka ngritur Grupet Kombëtare Teknike të Punës (NTWG) në shumë vende për të ndihmuar në miratimin e standardit universal të GLOBALG.A.P. në nivel lokal. Grupet Teknike identifikojnë sfidat specifike lokale të përshtatjes dhe zbatimit dhe zhvillojnë udhëzime, të njohura si Udhëzimet Kombëtare të Interpretimit (NIG).
Grupet e punës janë gjithashtu një burim i vlefshëm informacioni të kualifikuar për GLOBALG.A.P. Duke përdorur rrjetet kombëtare të ekspertëve dhe palëve të interesuara, GLOBALG.A.P. fiton njohuri të gjera për kushtet e ndryshme ligjore dhe strukturore që ekzistojnë në mbarë botën.
Cilat janë detyrat kryesore të NTWG (Grupi Teknik Kombetar i Punës)?
- Mbeshtetje ne nivel lokal me përkthimin e standardit dhe dokumentave shtese te GLOBALG.A.P.
- Zhvillimin e Udhëzuesit Kombëtar të Interpretimit (NIG) në bashkëpunim me komitetet teknike;
- Mbështetjen e Komiteteve Teknike me ekspertize per kushtet specifike te vendit dhe propozimet e rishikuara te standardit dhe dokumentave GlobalG.A.P.;
- Takime me aktore te rendesishem te sektorit të paktën dy here në vit, duke njoftuar Sekretariatin GLOBALG.A.P.;
- Pjesemarrje ne rishikim te skemave kombetare vepruese sipas vendit ku do te zbatohet;
- Informim i Sekretariatit GlobalG.A.P. me te dhena rreth emrave, kompanive dhe adresave te kontaktit te te gjithe pjesetareve te NTWG.