localg.a.p Hapi i parë drejt bujqësisë së sigurtë dhe të qëndrueshme

ZGJIDHJA: localg.a.p.

localg.a.p është një sistem në mbështjetje të rritjes së njohurive dhe kapaciteteve të fermerëve, i ndërtuar posacërisht nga GLOBALG.A.P për zinxhirët e furnizimit bujqësor në ekonomitë në zhvillim dhe tregjet në zhvillim. Ai synon të ndihmojë prodhuesit, veçanërisht prodhuesit në shkallë të vogël dhe ato në rritje, të adoptojnë praktika të mira bujqësore që mund të përmirësojnë eficencën në menaxhimin e fermave, të heqin riskun e ekspozimin ndaj sigurisë ushqimore, dhe te përshtaten me legjislacionin për sigurinë ushqimore. Nëpërmjet këtyre hapave, prodhuesit mund të fitojnë akses më të madh në tregjet lokale dhe rajonale\

Marka e localg.a.p ofron standartin e Vlerësimit primar të Fermës (PFA). Pikat e kontrollit të PFA dhe kriteret e pajtueshmërisë janë një nëngrup i standartit te IFA të GLOBALG.A.P. . dhe nuk janä pjesë e certifikimit.

Qëllimi i localg.a.p është fillimi i progresit drejt praktikave më të mira në nivelin e manaxhimit të fermës, për të kaluar më pas në certifikimin IFA që mundëson hyrjen në tregje në mbarë botën.

 

Niveli i hyrjes është niveli më i ulët i PFA dhe është zhvilluar posaçërisht për prodhuesit në shkallë të vogël që furnizojnë vetëm tregjet lokale.Disa nga pikat e kontrollit janë thjeshtuar dhe kërkohet më pak dokumentacion, për t’iu përshtatur shumë më mirë këtij niveli prodhues.Megjithatë, ai ende mbulon kërkesat më themelore të sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmërisë, për të siguruar që blloqet ndërtuese që lidhen me parimet bazë të sigurisë ushqimore të vendosen që në fillim.

Niveli bazë është niveli tjetër dhe mbulon kërkesat bazë të sigurisë ushqimore dhe gjurmueshmërisë. Është ideal për prodhuesit që shesin kryesisht në nivel lokal ose që po fillojnë procesin drejt certifikimit.

Niveli i ndërmjetëm përfshin gjurmueshmërinë, kriteret më të forta të sigurisë ushqimore, kërkesat paksa të rritura për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve dhe kritere më të rrepta të ruajtjes së mjedisit. Ky është niveli më i lartë i standardit PFA.

Standarti i Localg.a.p nuk është zhvilluar për tregun e eksportit, por për t’u zbatuar në një shkallë lokale ose rajonale, me kërkesa të përshtatshme për atë që kërkojnë shitësit me pakicë ose tregjet lokale. Është ideal për prodhuesit që shesin kryesisht në nivel lokal ose që po fillojnë procesin drejt certifikimit. Shkarkoni dokumentet standarde PFA falas në www.localgap.org

Ju mund të aplikoni për këtë shërbim nëpërmjet plotësimit të formës së kontaktit si më poshtë ose email në contact@agroquality.al