H.A.C.C.P. është një sistem i cili na lejon të identifikojmë dhe vlerësojme rreziqet potenciale në të gjitha fazat e prodhimit dhe përpunimit të produkteve ushqimore.
H.A.C.C.P. është një SISTEM efektiv dhe racional
Synon sigurinë e ushqimit nga vjelja në konsum. Ky sistem përfshin shtatë parime themelore që përdoren në zbatimin e H.A.C.C.P. për të përmbushur qëllimin e deklaruar
Këto parime përfshijnë: Analizën e rrezikut, Identifikimin e Pikave Kritike të Kontrollit, Vendosjen e limiteve kritike, Procedurat e monitorimit, Veprimet korrigjuese, Procedurat e verifikimit dhe Dokumentimin me regjistrimet përkatëse.
Përparësitë nga zbatimi i këtij sistemi janë:
- Reduktim i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi
- Produkte të sigurta ushqimore për konsumatorët
- Mundëson punë më efektive dhe më efikase të ndërmarrjeve ushqimore
- Rrit konkurrencën e ndërmarrjeve në tregun botëror
- Mënjanon barierat e tregtisë ndërkombëtare
- Mundëson përdorim të teknologjive të reja
- Rritje e të ardhurave