Standarti GRASP si vlere e shtuar e GLOBALG.A.P.
VLERËSIMI I RREZIKUT MBI PRAKTIKËN SOCIALE i përkushtuar ndaj shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së punëtorëve
GRASP është një standart vullnetar i krijuar për të vlerësuar praktikat sociale në fermë – globalisht dhe për çdo fushë
Shtesa përbëhet nga 11 kërkesa të standardizuara dhe një kërkesë shtesë për sistemet e menaxhimit të cilësisë së grupeve të prodhuesve. Certifikimi në aspektet sociale duke adresuar çështje specifike të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së punonjësve. Standarti i GRASP mund të vlerësohet së bashku me GLOBALG.A.P. nga trupat e certzifikimit apo auditimit. Rezultatet e vlerësimit më pas ngarkohen në bazën e të dhënave të GLOBALG.A.P. Këto rezultate tregojnë nivelin tuaj të pajtueshmërisë dhe më pas janë të dukshme për partnerët e zinxhirit të furnizimit të industrisë dhe blerësit, të cilëve u është dhënë akses. Vlerësimi GRASP është i vlefshëm për një vit dhe vlerësimet kryhen çdo vit
PIKAT E KONTROLLIT DHE KRITERET E PËRPUTHSMERISË PËR GRASP
GRASP përfshin çdo punonjës në fermë: punonjësit e përhershëm, punëtorët sezonalë, punëtorët me tarifë dhe punëtorët e përditshëm. GRASP fokusohet në legjislacionin kombëtar dhe konventat thelbësore të punës të Organizatës Ndërkombëtare të Punës:
- Përfaqësimi i punonjësve
- Procedura e trajtimit të ankesave
- Vetëdeklarimi për të drejtat e njeriut
- Qasja në rregulloret kombëtare të punës
- Kontratat në përputhje me kushtet kombëtare
- Pagesa te rregullta dhe të arsyeshme
- Nuk ka punë të fëmijëve
- Shkollimi për të gjithë fëmijët që jetojnë në fermë
- Orari i punës i rregulluar
- Vetë-organizimi dhe negociatat kolektive
MË SHUMË SE 200 ORGANIZATA NGA 20 SHTETE KANË MARRË PJESË NË ZHVILLIMIN E STANDARTIT GRASP!