STANDARDI NDËRKOMBËTAR PËR BUJQËSI TË SIGURT DHE TË QËNDRUESHME GLOBALG.A.P. është standardi i njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e fermave. Duke respektuar një standard të vetëm të harmonizuar global për prodhim të sigurt dhe të qëndrueshëm të ushqimit, prodhuesit mund të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj praktikave të mira bujqësore dhe të tregëtojnë produketet e tyre në tregun global. Fermerët që kanë marrë certfikatën e konformitetit të localg.a.p, e kanë rrugën drejt certifikimit më të lehtë.
Certifikimi GLOBALG.A.P mbulon:
• Siguria dhe gjurmueshmëria e ushqimit
• Mjedisi (duke përfshirë biodiversitetin)
• Shëndeti, siguria dhe mirëqenia e punëtorve
• Mirëqenia e kafshëve
• Menaxhimin e Integruar të Kulturave (ICM), Kontrollin e Integruar të Dëmtuesve (IPC), Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë (QMS), dhe Analiza e Rrezikut dhe Pikat Kritike të Kontrollit (HACCP)
Hapat për certifikimin me GlobalG.A.P

Ndryshimi midis Vlerësimit Fillestar të Fermës (PFA) dhe Vlerësimit të Integruar të Fermës (IFA)

Si funksionon Certifikimi me GlobalG.A.P?
• Dokumentacioni për IFA
Standardi IFA përbëhet nga disa dokumente:
Rregullat: GLOBALG.A.P rregulloret e përgjithshme hartojnë kërkesat për zbatimin e suksesshëm të standardit si dhe vendosin
udhëzime për verifikimin dhe rregullimin e tij.
Listat kontrolluese: Parimet dhe kriteret të cilat përcaktojnë qartë kërkesat për arritjen e standardit të cilësisë të kërkuar nga
GLOBALG.A.P. Çdo parim vlerësohet si një domosdoshmëri e rëndësishme, një domosdoshmëri e vogël ose një rekomandim.
Udhëzimet Kombëtare Të Interpretimit (NIG) sqarojnë se si janë përshtatur parimet dhe kriteret në një vend të caktuar.
Brenda vitit 2022, fermerët dhe eksportusit shqiptarë do të mund të përdorin Udhëzimet Kombëtare të Interpretimit të aprovuara
nga GLOBALG.A.P. për tregun
Versionet e IFA
IFA v6 është versioni më i fundit. Ai u botua në 26 Prill 2022 pas një rishikimi të v5. Për periudhën e tranzicionit deri me 1 Tetor 2023,do të jenë të vlefshme versionet e shumta të IFA-s, duke përfshirë zgjedhjet për ata që kërkojnë njohjen e GFSI. Certifikimi mund të arrihet si nga prodhuesit individualë ashtu edhe nga grupet e prodhuesve.
Opsioni 1: Prodhues individual me ose pa një sistem të menaxhimit të cilësisë (QMS)
Opsioni 2: Grup prodhuesish me një sistem të detyrueshëm të menaxhimit të cilësisë (QMS)
Auditimi i IFA
Auditimet e IFA-s kryhen nga trupa certifikuese të pavarura, të palëve të treta, të miratuara nga GLOBALG.A.P. Auditimet kryhen në
baza vjetore, siç përcaktohet në rregulloret e përgjithshme të GLOBALG.A.P., sipas listës kontrolluese përkatëse për çdo proces
prodhimi. Për të kaluar me sukses auditimin, prodhuesit duhet të respektojnë 100% të kritereve kryesore dhe 95% të kritereve tä
tjera. Veprimet korrigjuese duhet të propozohen për të gjitha mospërputhjet dhe t’i dorëzohen Trupës Certifikuese brenda 28 ditëve
nga auditimi. Mospërputhjet duhet të verifikohen si të mbyllura dhe të pajtueshme përpara se të lëshohet një certifikatë.
Certifikimi për IFA
Një auditim i suksesshëm rezulton në një certifikatë e cila është e vlefshme për një vit. Statusi i certifikimit është i dukshëm në
GLOBALG.A.P. (www. globalgap.org )
Përtej certifikimit IFA
Standardi IFA i GLOBALG.A.P. është certifikimi themelor në portofolin e zgjidhjeve inteligjente të vlerësimit të fermave. Paketat
shtesë të certifikimeve janë produkte të vlerësimit të fermës që adresojnë zonat apo aspketet e synuara të prodhimit dhe zinxhirit të
furnizimit. Prodhuesit mund të përmirësojnë statusin e tyre duke kombinuar paketat shtesat me auditimet IFA.
Kontaktoni me anëtarët e NTWG , të njohur nga GLOBALG.A.P për informacion dhe asistencë në lidhje me çertifikimin e produkteve bujqësore www.agroquality.al/NTWG