Të përgjithshme

Të përgjithshme (AF-All Farm)

Ky seksion paraqet pikat e kontrollit të cilat duhet të zbatohen nga të gjithë prodhuesit që kërkojnë çertifikim të produkteve, pasi mbulon çështje të rëndësishme për të gjitha njësite prodhuese, fokusuar kryesisht ne: Menaxhimin e njësive prodhuese, Sistemin e mbajtjes së regjistrimeve, Shëndetin dhe Sigurinë e punonjësve.

AF 1

HISTORIA E VENDIT DHE MENAXHIMI I VENDIT

Një nga karakteristikat kryesore të bujqësisë së qëndrueshme është integrimi i vazhdueshëm i njohurive për hapësirën prodhuese dhe përvojat praktike në planifikimin dhe menaxhimin në të ardhmen. Ky paragraf ka për qëllim që të sigurojë se toka, ndërtesat dhe objektet e tjera, të cilat përbëjnë strukturën e fermës, menaxhohen si duhet për të siguruar prodhimin e sigurt të ushqimit dhe mbrojtjen e mjedisit.

AF 1.1.2

Krijimi i sistemit te regjistrimit për çdo njësi të prodhimit ose hapësorë/lokacion tjetër për të siguruar të dhëna të prodhimtaris blegtoral/akuakulturës dhe/ose aktiviteteve bujqësore të ndërmarrë në atë vend.

AF 1.2.1 & 1.2.2

Vlerësimi i rrezikut në dispozicion për të gjitha vendet e regjistruara për certifikim (kjo përfshin tokën me qira, strukturat dhe pajisjet) dhe a tregon ky vlerësim i rrezikut se vendi në fjalë është i përshtatshëm për prodhim, për sa i përket sigurisë së ushqimit, mjedisit, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve në fushën e certifikimit blegtoral dhe të akuakulturës ku është e aplikueshme.

AF 2

MBAJTJA E SHËNIMEVE DHE VETË-VLERËSIMI I BRENDSHËM/INSPEKTIMI I BRENDSHËM

Detaje të rëndësishme të aktiviteteve prodhuese duhet të evidentohen dhe të ruhen.

AF 2.3

Gjetjet dhe masat e marra në lidhje me kontrollet e brëndshme
Janë ndërmarrë veprime efektive korrigjuese si rezultat i parregullësive të evidentuara gjatë vetë-vlerësimit të brendshëm apo inspektimeve të brendshme të grupeve të prodhuesve.

AF 3

HIGJIENA

Njerëzit janë çelësi për parandalimin e ndotjes së produktit. Stafi i fermës dhe kontraktuesit si dhe vetë prodhuesit janë përgjegjës për cilësinë dhe sigurinë e produktit. Edukimi dhe trajnimi do të mundësojne progresin drejt prodhimit të sigurt. Ky seksion synon të sigurojë praktika të mira për zvogëlimin e rreziqeve të higjienës ndaj produktit dhe se të gjithë punëtorët i kuptojnë kërkesat dhe janë kompetentë për të kryer detyrat e tyre.
Kërkesat e mëtejshme higjienike, që janë specifike për aktivitete të caktuara siç janë vjelja dhe manipulimi me produktin, jan të përcaktuara në modulin e Standardit të aplikueshëm.

AF 3.1

Vlerësim me shkrim të rrezikut për higjienën

AF 3.2

Proçedurat për higjenën

AF 3.2.b

Udhëzime për higjenën dhe sigurinë e vizitorëve

AF 3.3

Të gjithë personat që punojnë në fermë kane trajnim adekuat vjetore për higjienë lidhur me aktivitetet e tyre dhe sipas udhëzimeve të higjienës të dhëna në AF 3.2

AF 3.3

Trajnime rreth PMB_ve

AF 3.3

Trajnime rreth kërkesave ndaj higjenës

AF 3.3

Regjistrime të trajnimeve

AF 3.3

Trajnime rreth ankesave të marra

AF 3.4

Formulari për regjistrimin e pastrimeve
Zbatimi i proçedurave të higjienës në fermë

AF 4

SHËNDETI, SIGURIA DHE MIRËQENIA E PUNËTORËVE

Njerëzit janë çelësi për funksionimin e sigurt dhe efikas të çdo ferme. Stafi i fermës dhe kontraktorët, si dhe vetë prodhuesit qëndrojnë prapa cilësisë së prodhimit dhe mbrojtjes së mjedisit. Edukimi dhe trajnimi do të ndihmojnë në përparimin drejt qëndrueshmërisë dhe do të ndërtojnë kapitalin social. Ky seksion ka për qëllim të sigurojë praktika të sigurta në vendin e punës dhe që të gjithë punëtorët i kuptojnë ato dhe janë kompetent për të përmbushur detyrat e tyre; janë pajisur me pajisje të përshtatshme për t’u mundësuar atyre të punojnë në mënyrë të sigurt; dhe se, në rast të aksidenteve, mund të marrin ndihmën e duhur dhe me kohë.

AF 4.1.1

Vlerësim rreziku me shkrim për rreziqet ndaj shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve

AF 4.1.2

Procedura të shkruara për shëndetin dhe sigurinë lidhur me çështjet e identifikuara në vlerësimin e rrezikut në AF 4.1.1

AF 4.1.2.a

Udhezime për higjenën dhe sigurinë e punëtorëve

AF 4.1.3

Të gjithë njerëzit që punojnë në fermë, kanë vijuar trajnimin për shëndetin dhe sigurinë sipas vlerësimit të rrezikut në AF 4.1.1

AF 4.2.1

A mbahen shënime për aktivitetet trajnuese dhe pjesëmarrësit?

AF 4.2.2

Të gjithë punëtorët që merren dhe/ose administrojnë ilaçet veterinare, kimikatet, dezinfektuesit, produktet e mbrojtjes së bimëve, biocidet dhe/ose substancat e tjera të rrezikshme dhe të gjithë punëtorët që operojnë me pajisje të rrezikshme ose komplekse siç përcaktohet në AF 4.1.1 kanë dëshmi të kompetencës ose detaje të kualifikimeve të tjera të tilla

AF 4.3.1

Ekzistojnë procedurat e aksidentit dhe emergjencës. Janë të vendosura në vende të dukshme, dhe a u janë komunikuar të gjithë personave të lidhur me aktivitetet në fermë, duke përfshirë nënkontraktuesit dhe vizitorët

AF 4.4.2

Pastrohen veshjet mbrojtëse pas përdorimit dhe ruhen në mënyrë të tillë që të parandalohet ndotja e veshjeve personale

AF 4.5.2

Ka një komunikim të rregullt dhe ndërsjellë në mes të menaxhmentit dhe punëtorëve për çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve. Ka dëshmi për veprimet e ndërmarra nga një komunikim i tillë.

AF 6

MENAXHIMI I MBETJEVE DHE NDOTJES, RICIKLIMI DHE RIPËRDORIMI

Zvogëlimi i mbetjeve duhet të përfshijë rishikimin e praktikave aktuale, shmangien e mbetjeve, reduktimin e mbetjeve, ri-përdorimin e mbetjeve dhe riciklimin e mbetjeve.

AF 6.1.1 & 6.2.1

Janë identifikuar produktet e mundshme të mbetjeve dhe burimeve të ndotjes në të gjitha fushat e fermës.

Ka një plan të dokumentuar lidhur me menaxhimin e mbetjeve në fermë për të shmangur dhe/ose minimizuar mbetjet dhe ndotjen aq sa është e mundur, dhe plani i menaxhimit të mbetjeve përfshin dispozita adekuate për asgjësimin e mbetjeve.

AF 7

KONZERVIMI

Prodhimtaria dhe mjedisi janë të lidhura në mënyrë të pandashme. Menaxhimi i kafshëve të egra dhe hapësirave tjera është me rëndësi të madhe. Numri i madh dhe shumëllojshmëria e botës bimore dhe shtazore mundëson shtimin e llojeve (specieve) dhe laramanin strukturore të karakteristikave të tokës dhe hapësirave tjera.

AF 7.1.1

Secili prodhues ka një plan të menaxhimit dhe ruajtjes së kafshëve të egra në biznesin prodhues e që ka ndikim pozitiv në aktivitetet bujqësore dhe mjedis

AF 8

ANKESAT

Menaxhimi i ankesave do të çojë në një sistem të përgjithshëm prodhimi më të mirë.

AF 8.1

Ekziston një procedurë për ankesat në lidhje me çështjet e brendshme dhe të jashtme të mbuluara nga Standardi GLOBALG.A.P. dhe kjo procedurë a siguron që ankesat regjistrohen, studiohen dhe përcillen në mënyrë adekuate, duke përfshirë të dhënat e veprimeve të ndërmarra

AF 9

PROÇEDURA E KTHIMIT MBRAPSHT/TËRHEQJES

AF 9.1

Prodhuesi ka procedura të dokumentuara për mënyrën e menaxhimit/inicimit të tërheqjes/kthimit mbrapsht të produkteve të certifikuara nga tregu dhe a testohen këto procedura çdo vit

AF 9.1

Proçedura për kthimin e produkteve

AF 10

MBROJTJA E USHQIMIT (jo e aplikueshme për Lulet, Zbukurimet dhe Materialin e Shumimit Bimor)

AF 10.1

Ka një vlerësim të rrezikut për mbrojtjen e ushqimit dhe a ka procedura për trajtimin e rreziqeve të identifikuara për mbrojtjen e ushqimit

AF 13

GJURMUESHMËRIA DHE NDARJA

Kapitulli 13 është i aplikueshëm për të gjithë prodhuesit të cilët duhet të regjistrohen për prodhim/pronësi paralele dhe për ata që blejnë nga prodhuesit e tjerë (të certifikuar ose jo të certifikuar), të njëjtat produkte që ata i certifikojnë gjithashtu. Nuk është e aplikueshme për prodhuesit të cilët certifikojnë 100% të produktit me GLOBALG.A.P. dhe nuk i blejnë ato produkte nga prodhuesit e tjerë (të certifikuar apo jo të certifikuar).

AF 13.1

Ka një sistem efekas për identifikimin dhe ndarjen e të gjitha produkteve të certifikuara dhe atyre jo të certifikuara me GLOBALG.A.P.

AF 14

BALANCIMI I MASËS

Kapitulli 14 është i aplikueshëm për të gjithë prodhuesit e GLOBALG.A.P. Në rastin e anëtarëve të grupit prodhues, ky informacion nganjëherë mund të mbulohet nën (QMS) Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë së grupit.

AF 14.1

Ka të dhëna të shitjes për të gjitha sasitë e shitura dhe për të gjitha produktet e regjistruara

AF 14.2

Janë regjistruar dhe përmbledhur sasitë e (prodhuara, ruajtura dhe/ose blera) për të gjitha produktet

AF 15

AF 15

Ka të dhëna të shitjes për të gjitha sasitë e shitura dhe për të gjitha produktet e regjistruara