Bazat e prodhimit

Bazat e Prodhimit (CB-Crop Base)

Në këtë seksion paraqiten pikat e kontrollit në lidhje me Gjurmueshmërinë e produktit, Plehërimin e tokës, Menaxhimin e ujit, Menaxhimin e integruar të dëmtuesve, Aplikimin e produkteve të
mbrojtjes së bimëve. Pika kritike të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ndikimin në mjedis, menaxhimin e fermes dhe në cilësitë e produktit final

CB 1

GJURMUESHMËRIA

Gjurmueshmëria lehtëson tërheqjen/kthimin mbrapsht të ushqimit, luleve dhe bimëve zbukuruese dhe u mundëson klientëve të marrin informacion e synuar dhe të saktë në lidhje me produktet e përfshira.

CB 1.1

Produkti i regjistruar me GLOBALG.A.P. është i gjurmueshëm deri te ferma e regjistruar (dhe zonat e tjera përkatëse të regjistruara) ku është prodhuar.

CB 2

MATERIALI I SHUMIMIT

Zgjedhja e materialit të shumimit luan një rol të rëndësishëm në procesin e prodhimit dhe, duke përdorur varietetet e përshtatshme, mund të ndihmojë në zvogëlimin e numrit të përdorimeve të plehrave dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve. Zgjedhja e materialit të shumimit është një parakusht për xhvillim të mirë të bimëve dhe product cilësor.

CB 2.2.2

Janë regjistruar trajtimet me produkte të mbrojtjes së bimëve për materialet e shumimit në fidanishtet vetanake të aplikuara gjatë periudhës së shumimimit të bimëve

CB 3

MENAXHIMI DHE RUAJTJA E TOKËS

Administrimi i mirë i tokës siguron pjellorinë afatgjatë të tokës, ndihmon prodhimin dhe kontribon në fitimprurje. Nuk aplikohet tek kulturat që nuk rriten drejtpërdrejtë në tokë (p.sh. bimët hidroponike ose në vazo).

CB 3.1

Prodhuesi ka një plan menaxhimi të tokës

CB 3.7

Prodhuesi mban të dhëna për farën/sasin e mbjellur, datën e mbjelljes

CB 4

PËRDORIMI I PLEHUT

Proçesi i vendimmarrjes lidhur me plehun ka parasysh kërkesat e kulturave bujqësore. Lëndët ushqyese për kulturat duhet të jenë në dispozicion në substrat ose në tokë dhe plehërimi është shpesh i nevojshëm. Aplikimi i duhur për të optimizuar procedurat e përdorimit dhe ruajtjes për të shmangur humbjen dhe ndotjen duhet të ndiqet.

CB 4.2

Regjistrimet e plëhrimeve të kryera

CB 4.3

Gjëndja e PMB & plehrave

CB 5

MENAXHIMI I UJIT

Uji është një burim i pakët natyror dhe ujitja duhet të projektohet dhe planifikohet me anë të parashikimit përkatës dhe/ose pajisjeve teknike që mundësojnë përdorim efikas të ujit për ujitje. Për informacion rreth përdorimit të përgjegjshëm të ujit, shih Shtojcën CB 1.

CB 5.2.1

Eshtë ndërmarrë një vlerësim i rrezikut që analizon çështjet mjedisore për menaxhimin e ujit në fermë dhe a është rishikuar nga menaxhmenti gjat 12 muajve të fundit

CB 5.2.2

Ekziston një plan i menaxhimit të ujit që identifikon burimet e ujit dhe masat për të siguruar efikasitetin e aplikimit të cilin menaxhmenti e ka aprovuar gjat 12 muajve të fundit

CB 5.2.3

Mbahen shënime mbi përdorimin e ujit për ujitjen/fertigimin e kulturave aktuale dhe ato paraprake me sasitë e përgjithshme të aplikimit

CB 5.3.2

Eshtë kryer një vlerësim i rrezikut për ndotjen fizike dhe kimike të ujit të përdorur në aktivitetet e para-vjeljes (p.sh. ujitje/plehërim, pastrim, spërkatje) dhe a është rishikuar nga menaxhmenti gjat 12 muajve të fundit

CB 6

MENAXHIMI I INTEGRUAR I DËMTUESVE

Menaxhimi i Integruar i Dëmtuesve (MID) përfshin shqyrtimin e kujdesshëm të të gjitha teknikave të kontrollit të dëmtuesve dhe integrimin pasues të masave të përshtatshme që pengojn zhvillimin e popullacioneve dëmtuese, dhe mbajnë produktet për mbrojtjen e bimëve dhe ndërhyrjet e tjera në nivele që arsyetohen ekonomikisht dhe zvogëlojnë ose minimizojnë rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Një manual i MID (Shtojca CB 2) është hartuar për të ofruar veprime alternative për zbatimin e teknikave të MID në prodhimin komerciale të prodhimtaris bujqësore dhe hortikultur. Duke pasur parasysh ndryshimet natyrale të zhvillimit të dëmtuesve për kulturat dhe zonat e ndryshme, çdo sistem i MID duhet të zbatohet në kontekstin e kushteve lokale fizike (klimatike, topografike etj.), biologjike (ndërlikueshmëria e dëmtuesve, ndërlikueshmëria e armiqve natyror, etj.), dhe kushtet ekonomike.

CB 6.1

Eshtë ofruar ndihmë në zbatimin e sistemeve të MID përmes trajinimeve dhe këshillave

CB 6.3

Regjistrime të monitorimeve të shenjave të infeksionit.

CB 7

PRODUKTET PËR MBROJTJEN E BIMËVE

Në situatat kur një dëmtues sulmon do të ndikojë negativisht në vlerën ekonomike të një kulture, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja duke përdorur metoda specifike të kontrollit të dëmtuesve, përfshirë Produktet për Mbrojtjen e Bimëve (PMB). Përdorimi i drejt, manipulimi dhe ruajtja e duhur e produkteve të mbrojtjes së bimëve janë thelbësore.

CB 7.1.2

Prodhuesi përdor vetëm produktet e mbrojtjes së bimëve që aktualisht janë të autorizuara në vendin e përdorimit për kulturën e synuar (dmth., kur ekziston një skemë e tillë e regjistrimit zyrtar)

CB 7.3

Janë duke u mbajtur të dhënat e të gjitha aplikimeve të produkteve për mbrotje bimore

CB 7.6.4

Ka dëshmi për testet e mbetjeve, bazuar në rezultatet e vlerësimit të rrezikut

CB 7.6.7

Një plan veprimi është në dispozicion në rast të tejkalimit të NMM-ve

CB 7.8.2

Ekzistojnë proçedura që merren me kohët e ri-hyrjes në fermë

CB 7.9.1

Janë duke u shpëlarë kontejnerët e zbrazët ose nëpërmjet përdorimit të një aparati integrues të shpëlarjes me presion në pajisjen e aplikimit ose së paku tri herë me ujë para ruajtjes dhe hedhjes, dhe kthehet e shpëlarE nga kontejnerët e zbrazët prapë në rezervuarin e pajisjes së aplikimit ose hidhet në përputhje me CB 7.5.1

CB 8

PAJISJET

CB 8.1

Janë pajisjet që ndikojnë në sigurinë e ushqimit (p.sh. spërkatësit e produkteve të mbrojtjes së bimëve, pajisjet e ujitjes/plehërimit përmes ujitjes, pajisjet e aplikimit të produkteve pas-vjeljes) të mirëmbajtura në një gjendje të mirë riparimi, të verfikuara në mënyrë rutinore dhe, kur është e aplikueshme, të kalibruara të paktën një herë në vit, dhe janë në dispozicion të dhënat e masave të ndërmarra brenda 12 muajve të kaluar